Ministri i Brendshëm i Turqisë tha të dielën se dy "terroristë" kryen një sulm me bombë përpara ndërtesave qeveritare në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre vdiq në shpërthim dhe tjetri u "neutralizua" nga autoritetet.
Mediat turke më herët raportuan se një shpërthim u dëgjua pranë parlamentit dhe godinave ministrore.
Ali Yerlikaya, ministri i brendshëm, tha në platformën e mediave sociale X se dy oficerë policie u plagosën lehtë në incidentin e ndodhur në orën 9:30 të mëngjesit.
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e sotëm në Ankara, pranë parlamentit turk, i cili më pas do të fillonte mbledhjet për mandatin e ri parlamentar, sipas korrespondentit të AFP.
Ministri thotë se një kamikaz ka shpërthyer një mjet shpërthyes në kryeqytetin turk, duke vrarë 2 policë, ndërsa kanë vdekur edhe kamikazja dhe një sulmues tjetër.
Konkretisht, ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaya, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, thotë: “Rreth orës 09:30 ka ndodhur një sulm me bombë nga dy terroristë të cilët kanë ardhur me një automjet para portës hyrjese të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë dhe Ministrisë së Brendshme. Njëri nga terroristët hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua. Dy policë kanë humbur jetën gjatë zjarrit.