Aktualitet

Tronditëse, 29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në pemë me duar të lidhura!

Shkruar nga Liberale
Tronditëse, 29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në pemë me

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Greqi, ku një i ri shqiptar është gjetur i varur në pemë.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për Angjelo Avdiun, i cili rezultonte i zhdukur prej 30 tetorit.

I riu shqiptar është gjetur i varur në një pemë, me duar të lidhura, në oborrin e shtëpisë së pushimit të një familjeje greke, ku nuk jetonte njeri, në fshatin Dhiaspora të zonës Kilini.

Trupi i 29-vjeçarit është identifikuar nga nëna e tij. Familja e Angjelos është tepër e shokuar pasi nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë ndodhur me djalin e tyre, ndërsa policia po heton edhe pistën e vrasjes së organizuar.

Trupi i Angjelo Avdiu u gjet nga pronari i shtëpisë i cili e vizitoi rastësisht dhe ndjeu një erë tepër të rëndë për t’u përballur me ngjarjen tronditëse.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH