Aktualitet

Transportonte emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet në Shkodër 42-vjeçari nga Lushnja

Shkruar nga Liberale
Transportonte emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet në

Një 42-vjeçar nga Lushnja është arrestuar në Shkodër, pasi u kap duke transportuar 16 emigrantë drejt Malit të Zi, veprimtari që kryhej përmes 3 automjeteve të ndryshme.

Sipas policisë, vijon puna për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tij që duke përfituar nga kushtet e errësirës, iu shmangën shërbimeve të Policisë.

Njoftimi i policisë: 

Arrestohet një 42-vjeçar nga Lushnja në Shkodër, pasi u kap duke transportuar 16 emigrantë drejt Malit të Zi, veprimtari që kryhej përmes 3 automjeteve të ndryshme.

Vijon puna për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tij që duke përfituar nga kushtet e errësirës, iu shmangën shërbimeve të Policisë.

Strukturat e DVKM Shkodër dhe ato të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, për raste të transportimit të shtetasve të huaj, kundrejt përfitimeve ekonomike, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 42 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. Gj., 48 vjeç dhe R. S., 30 vjeç, të tre banues në Lushnjë.

Në fshatin Vukpalaj, Kastrat, nga 3 automjete kanë zbritur 16 emigrantë të cilët po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt vendeve të BE-së. Sapo janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, 2 nga automjetet janë larguar me shpejtësi dhe drejtuesi i automjetit të tretë, ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga kushtet e errësirës, ka mundur t’u shmanget shërbimeve.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe në lagjen “Dobraç”, kanë bërë të mundur ndalimin e njërit prej automjeteve që transportonte emigrantë dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. S.

Vijon intensivisht puna, për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve A. Gj. dhe R. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH