Kapiteni i anijes që transportoi nitratin e amoniumit në portin e Bejruti në vitin 2013, ka fajësuar autoritetet e Libanit për katastrofën që ndodhi ditën e martë.
Gjatë një interviste, kapiteni anijes hodhi dritë për udhëtimin kaotik, që përfundoi me 2,750 ton eksplozivë nitrat amoniumi në portin e Libanit.
Boris Prokoshev ishte në drejtimin e anijes “MV Rhosus” në 2013-ën kur anija dhe ngarkesa me nitrat amoniumi u bllokuan në portin e Bejrutit. Ai tha në “Radio Free Europe/ Radio Liberty” (RFE/RL) të mërkurën, se shpërthimi që ndodhi të martën ishte si rezultat i autoriteteve libaneze, të cilat nuk lejuan që anija të largohej nga porti, pavarësisht rrezikut të madh që ngarkesa e saj kishte.
Anija “Rhosus” ngeci në Bejrut në vitin 2013 pasi pati vështirësi teknike gjatë skedulimit të udhëtimit nga Gjeorgjia në Mozambik. Disa raporte thonë se anija nuk lejohej të largohej nga porti atëherë pas një inspektimi të sigurisë dhe Prokoshev tha për RFL/RL se autoritetet në fakt nuk e lejuan të largohej për shkak të tarifave të papaguara.
Pavarësisht rrezikut, autoritetet libaneze e morën nitratin e amoniumit dhe e magazinuan ne 12 depo në port.
Sipas “Reuters” një zjarr u përhap nga depoja numër 9 duke bërë që nitrati i amoniumit të shpërthente disa herë duke vrarë së paku 137 njerëz, duke lënduar më shumë se 5,000 të tjerë dhe duke lënë pa shtëpi më shumë se 300,000 qytetarë.
Një investigim po kryhet për të zbuluar më shumë në lidhje me shkakun e shpërthimit, edhe pse Korporata Ndërkombëtare Libaneze pretendon se zjarri u shkaktua nga një saldator.
Megjithatë, shpërthimi është rezultat i korrupsionit të zyrtarëve dhe apatisë që zotoi këtë vend. Nitrati i amoniumit ishte lënë në port për 6 vite, pavarësisht paralajmërimeve të herëpashershme.
Prokoshev i tha RFL/RL që autoritetet libaneze kanë faj. “Ata duhet ta kishin hequr qafe anijen në vend që ta konfiskonin atë dhe të kërkonin tarifa për ta magazinuar”,- tha Prokoshov.
“Së dyti, po flasin për nitrat amoniumi këtu. Ata mund ta kenë përdorur atë për qëllimet e tyre. Askush nuk po sqaronte gjë, që do të thotë se ai nuk i përkiste askujt”,- shtoi Prokoshev.
Anija nuk arriti kurrë në Mozambik. Prokoshev tha se anija lundroi 2 a 3 vite më parë, sepse ajo nuk po mirëmbahej më.
Pronarët e saj, biznesmeni rus, Igor Grechushkin, i cili besohet se është rezident në Qipro, e braktisi anijen në Bejrut. Prokoshev tha gjithashtu që Grechushkin ushtroi presion ndaj ekuipazhit që të merrte më shumë ngarkesë, por kjo qe e pamundur.
Prokoshev tha se biznesmeni rus i detyrohet ende atij dhe pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit mijëra dollarë për shkak të shitjeve të papaguara. Të gjitha përpjekjet e tij për të arritur tek Grechushkin kanë dështuar, sepse ai nuk është më rezident në Rusi.
Prokoshev dhe ekuipazhi i anijes “Rhosus”, shumica e të cilëve ishin ukrainas, u bllokuan në Bejrut për pothuajse një vit, duke mos patur mundësinë për t’u larguar, sepse ndaloheshin nga autoritetet.
Ai e përshkroi eksperiencën si “burgosje” dhe tha se Grechushkin nuk ofroi asnjë mbështetje financiare. Kapiteni anijes tha se ai i shkruajti Presidentit rus Vladimir Putin një herë në muaj për të kërkuar ndihmë, por nuk mori asnjë përgjigje.
Prokoshev gjithashtu tha se ishte e çuditshme që blerësit e nitratit të amoniumit në Mozambik, asnjëherë nuk ndoqën nga pas arsyen se pse shpërndarja nuk arriti kurrë tek porositësi. Ai i tha për RFL/RL se blerësit në Mozambik e kishin paguar Grechushkin 1 milion dollarë, që transporti të bëhej në mënyrë të sigurtë, por ata “nuk bënë ndonjë lëvizje në fund të fundit”, edhe pse ngarkesa humbi në Bejrut.
Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, tha të martën se shpërthimi ishte një “fatkeqësi kombëtare e madhe” dhe premtoi që “të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë katastrofë do ta paguajnë çmimin”./ Newsweek/