Globi

Tragjedi/ Dy kamiona përplasen me njëri-tjetrin, njëri i mbushur me tritol

Shkruar nga Liberale
Tragjedi/ Dy kamiona përplasen me njëri-tjetrin, njëri i mbushur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Stamboll-Bursa-Izmir, ku një kamion i mbushur me tritol, që do të përdorej në minierë, u përplas me një kamion tjetër të ngarkuar me perime.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kamioni i mbushur me tritol u përmbys në rrugë dhe lënda plasëse e ndarë në kartonë, u shpërnda nëpër autostradë, por fatmirësisht pa shpërthyer, sipas mediave turke.

Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident u plagosën lehtë, ndërsa qarkullimi në zonë u bllokua për disa orë, deri sa ekipet e zjarrfikëseve dhe policia bënë të mundur spostimin e kamionëve të përmbysur.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga njëri prej shoferëve.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH