Tre shtetas shqiptarë, përfshirë një grua, rrezikojnë deri në 6 vite burg, pasi u kapën duke transportuar me varkë në Detin e Veriut, emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: Drilon L., 26 vjeç, Eliona B., 44 vjeç dhe Areklon Z., ndëra ky i fundit u gjobit me 48 mijë euro.
Sipas asaj që shkruajnë mediet në Belgjikë, ngjarja ka ndodhur më 20 shtator të vitit 2022, ku roja bregdetare arriti të nxjerrë në breg gjashtë burra dhe një grua, refugjatë, pas një operacioni shpëtimi në det.
Varka drejtohej nga Drilon L., i cili kishte udhëtuar nga qyteti i Liège me një furgon për në De Panne.
Furgoni tip “Mercedes” drejtohej nga bashkatdhetaria e tij Eliona B. 44-vjeçarja, e cila ka deklaruar para autoriteteve belge se urdhrin e kishte marrë nga Areklon Z., dhe se do të merrte 200 euro për këtë "punë".
Vendimi për tre shqiptarët do të jepet më 3 janar 2024.