Sport

“Topi i Artë” për femra, mesfushorja e Spanjës ngre lart trofeun prestigjioz

Shkruar nga Liberale
“Topi i Artë” për femra, mesfushorja e Spanjës ngre

Mbrëmjen e kësaj të hëne, e më konkretisht, që prej orës, 20:30, në Paris, të Francës po zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim një garë “e ethshme” pritet mes “pleshtit”, Lionel Messi e “vikingut” Erling Haaland për fitimin e trofeut.

Pas ndarjes së çmimit “Kopa”, “Socrates”, atij për skuadrën më të mirë në futbollin e femrave, çmimit “Yashin”, çmimit  “Gerd Muller” dhe atij për ekipin më të mirë në botë për futbollin e meshkujve, tashmë është ndarë edhe “Topi i Artë” për femrat.

Siç pritej fituesja do të ishte nga Spanja, me Kombëtaren e “la furia rojas”, që fituan edhe Botërorin e femrave. Fituese është shpallur mesfushorja e “katalanasve” të Barcelona, Aitana Bonmati, e cila ka fituar gjithçka me skuadrën e saj këtë sezon.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH