Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me tre vite burg secilin, Fran Frrokajn ish kreun e Bashkisë së Lezhës dhe ish kryetarin e qarkut, Gjok Ndoka, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Disa ditë më herët, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori të pandehur Frrokajn dhe 9 persona të tjerë.
SPAK theksoi se, "gjatë hetimit janë dokumentuar veprimet e kundraligjshme të zyrtarëve vendor të Qarkut Lezhë, për tjetërsimin e pronave në bregdet dhe përfitimin e tyre në kundërshtim me ligjin".
Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, ndërkohë që gjykata gjeti fajtorë edhe 15 qytetarë të tjerë. /Liberale.al