Ylli i Rock 'n' Roll-it, Tina Turner, ndau për herë të fundit një postim trishtues në Instagram për dështimin e veshkave, dy muaj para vdekjes së saj të parakohshme.
Turner, 83-vjeçe, foli për problemet e saj shëndetësore në Ditën Ndërkombëtare të Veshkave më 9 Mars, duke zbuluar se e vuri veten në 'rrezik të madh' duke mos e marrë seriozisht diagnozën e saj të hipertensionit të vitit 1978, çka ishte edhe gabimi ose pengu i saj në jetë.
“Veshkat e mia janë viktima të faktit që nuk e kuptoja se presioni i lartë i gjakut duhej të ishte trajtuar me mjekësi konvencionale”, shkroi Turner. “E kam vënë veten në rrezik të madh duke refuzuar të përballem me realitetin që kam nevojë për terapi të përditshme, të përjetshme me medikamente”.
https://videos.dailymail.co.uk/preview/mol/2023/05/24/3035102994974684565/636x382_MP4_3035102994974684565.mp4
Trashëgimia e jashtëzakonshme e Tina Turner si Mbretëresha e Rock 'n' Roll-it do të vazhdojë të mbahet mend nga miliona fansa në mbarë botën dhe brezat që do të vijnë.
Pas lajmit për vdekjen e saj, në moshën 83-vjeçare, të mërkurën pas një sëmundjeje të gjatë, disa nga intervistat e kaluara të superyllit po rishfaqen në mediat sociale, duke përfshirë intervistën e saj ikonike të vitit 1986 në Rolling Stone.
Ndërsa bën histori si gruaja e parë që u shfaq në kopertinën e revistës, nëna e katër fëmijëve, e cila u bë e famshme në fillim të viteve 1960 së bashku me ish-partnerin e saj Ike Turner, tha se "nuk ishte e befasuar" nga mënyra se si kishte shkuar jeta e saj. .
Këngëtarja e "What's Love Got to Do With It" vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në Zvicër, pas një sëmundjeje të paspecifikuar. Mbetet e paqartë nëse veshkat ngase vuante ndikuan drejtpërdrejt në vdekjen e saj.
Postimi i Turner nga marsi dha një paraqitje të shkurtër të ditëve të saj të fundit ndërsa ajo shtoi: "Për një kohë të gjatë besova se trupi im ishte një bastion i paprekshëm dhe i pathyeshëm."
Në një intervistë rrëqethëse me The Guardian në prill, Turner zbuloi se si donte të mbahej mend dhe shtoi se nuk kishte frikë nga vdekja.
'Si do të dëshironit të kujtoheshit?' e pyeti “The Guardian”.
'Si Mbretëresha e Rock 'n' Roll-it. Si një grua që u tregoi grave të tjera se janë në rregull nëse përpiqen të arrijnë sukses, sipas kushteve të tyre.”
E pyetur se çfarë e frikëson, ajo u përgjigj: “Asgjë. Kjo është aventura e plotë e jetës sime dhe unë e përqafoj dhe e pranoj çdo ditë me atë që ajo sjell.”
Disa figura të profilit të lartë dhe të famshëm nxituan për të nderuar Turner në rrjetet sociale ndërsa postonin fotot e performancës së saj. Në kujtimet e saj të vitit 2018, My Love Story, ajo tregoi për tmerrin e sëmundjes së saj.
“Zbulova se nuk mund të qëndroja më vete," tha ajo.
“Isha shumë e turpëruar për të kërkuar ndihmë. Këmbët dhe muskuj i kisha prej çeliku nga kërcimi, por nuk kisha forcë të ngrihesha. E tmerruar, u tërhoqa zvarrë në një divan, gjatë gjithë kohës duke menduar se nuk mund ta imagjinoja Tina Turner të paralizuar”.
“Dyshova se do të mund të vishja përsëri taka të larta, e lëre më të kërceja me to”.
Një nga fotot e fundit publike të Turner u publikua në mars 2021, kur ajo u fotografua në rrjetet sociale duke parë premierën e dokumentarit të saj HBO.
'Kanë mbetur vetëm 5 ditë! Këtë të shtunë do të publikohet dokumentari ‘TINA’”, ka shkruar ajo.
“Jam shumë e emocionuar të ndaj këtë film me ju – duke parë skenat e koncertit më bëri të rijetoj disa nga momentet më krenare të jetës sime. Thjesht më duhej të këndoja së bashku dhe të kërceja nëpër dhomën time të ndenjjes!”
Ish-presidenti Obama e nderoi të ndjerën të mërkurën vonë, duke e cilësuar atë si "të pandalshme".
Ai postoi një foto të Turner-it duke u shfaqur me një fustan me shkëlqim argjendi me zbukurime të zeza e me dantella.
“Tina Turner ishte origjinale. E fuqishme. Ajo ishte e pandalshme. Dhe ishte vetvetja - fliste dhe këndonte të vërtetën e saj përmes gëzimit dhe dhimbjes; triumfit dhe tragjedive”, ka shkruar Obama.
"Sot ne bashkohemi me fansat në mbarë botën për të nderuar Mbretëreshën e Rock and Roll-it dhe një yll, drita e të cilit nuk do të shuhet kurrë." /Liberale.al/
[caption id="attachment_1356706" align="alignnone" width="835"] Homazhet para banesës ku ndërroi jeta legjenda e muzikës[/caption]