Mes Luizit dhe Bledi Manes duket se bisedat mes tyre nuk janë qenë aspak të qeta.
Ka qenë pikërisht Luizi i cili ka pretenduar se Bledi është futur në shtëpi vetëm për të ngacmuar dhe nxjerrë nga vetja atë, teksa i ka konfirmuar ballë për ballë se nuk do te merret me të deri në momentin që nuk do të ketë më imunitet.
“Ti ke ardhur të merresh me mua.
A është sfidë a është bast, a është qëllim a është gjë e jotja unë e respektoj totalisht. Ty të është dhënë dhe dy javë imunitet që ti të fillosh nga ky moment të na marrësh të gjithëve me libër shtëpie dhe mund ta rregullosh sërish, sepse këtu gjërat ndryshojnë nga paraditja në pasdite, lëre më për dy javë.
Kështu që duke qenë ti kështu unë kam vendosur të të vendos disa barriera që ke për ti parë vetë deri në momentin që ti do jesh i barabartë me mua, sepse sot që flasim nuk je. Ti nuk je në nominim unë jam në nomin. Kjo s’ka lidhje me nivelet mos më keqkupto, thjesht nuk jemi të barabartë në rregullat dhe kushtet e lojës.”- tha Luizi duke iu drejtuar Bledi Manes.