Globi

Thaçi i kërkoi emrin e kryeministrit, Kurti: Mos bëj presion dhe duro

Shkruar nga Liberale
Thaçi i kërkoi emrin e kryeministrit, Kurti: Mos bëj presion

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kthyer përgjigje presidentit të Kosoves, Hashim Thaçi nga i cili ka kërkuar që të mos ndikojë e imponojë krijimin e qeverisë.

Thaçi i kishte kërkuar Kurtit të jepte emrin e kryeministrit të ardhshëm, por Kurti i përgjigjet se duhet të ketë durim dhe të mos paragjykojë procesin politik të formimit të qeverisë.

Kurti i ka thënë më tej Thaçit se roli i presidentit njihet si ceremonial dhe “Kushtetuta nuk i njeh rol imponues në formimin e Qeverisë”.

“Ai duhet të jetë i durueshëm dhe të presë. Formimi i Qeverisë nuk është i lidhur me afate (përjashtimisht pas mandatimit zyrtar të cilin e bën Presidenti pasi t’i jetë ofruar zyrtarisht emri i kandidatit), për shkak se demokracia nuk është thjesht grumbullim numrash, por përafrim qëndrimesh, harmonizim programesh e bartje përgjegjësisë. Ju lusim që të mos bëni vlerësime politike dhe presion përmes paragjykimit të procesit politik të formimit të qeverisë. Ai proces është i përcaktuar qartë me Kushtetutë dhe i sqaruar në hollësi me aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese dhe ku Presidenti nuk mund të bëjë interpretime shtesë”, ka thënë Kurti në letrën e tij teksa në fund ka shtuar se “Ne ende nuk ua kemi dërguar Juve propozimin tonë për Kryeministër. Do ta bëjmë këtë në të ardhmen e afërt, me shkresë zyrtare, porsa të jemi gati”./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1117778,1117777"]

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH