Aktualitet

Tërmeti shkatërrimtar, Meta: Jemi në krah Turqisë mike

Shkruar nga Liberale
Tërmeti shkatërrimtar, Meta: Jemi në krah Turqisë mike

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjarët që humbën njerëzit e tyre nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se në këto momente të vështira ai dhe populli shqipta janë krah Turqisë mike.

"Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik.

Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.

Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike", shkruan Meta.

Deri tani tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi mbrëmjen e djeshme Turqinë ka lënë 21 viktima dhe mbi 1000 të plagosur./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH