Aktualitet

Tërmeti/ Nënkryetari i Bashkisë: Nuk jepen më ndihma në dorë

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Nënkryetari i Bashkisë: Nuk jepen më ndihma në

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho ka shpjeguar kaosin e krijuar në një nga pikat e qytetit bregdetar.

Ai ka thënë se kjo qendër ka qenë e mbyllur që nga dita e shpalljes së emergjencës dhe se ajo shërben si mbështetje për banorët që janë strehuar në hotelet e vendit.

“Kjo derë ka qenë e mbyllur që nga shpallja e emergjencës. Kjo pikë ka shërbyer për magazinim. Kjo pikë furnizon hotelet dhe pikat ku janë strehuar njerëzit. Këto duhet të shkojnë në bashki, bashkia merr masa që të akomodohen në hotel, bashkia më jep urdhrin dhe unë i përgatis. Duhet një orë e përpara që t’i lënë shtëpitë ku janë dhe të akomodohen nëpër hotele. Ky dokument shërben për t’u regjistruar në bashki, bashkia iu merr dhe iu çon nëpër hotele. Ndihmat në dorë nuk jepen më, ky është vendimi i qeverisë. Hapi i parë të garantojnë kokën, ushqimi dhe mjeku garantohet në hotel”-tha ai./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH