Globi

Tërmeti në Turqi, disa ndërtesa të shembura

Shkruar nga Liberale
Tërmeti në Turqi, disa ndërtesa të shembura

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter ka goditur pak minuta më parë pjesën lindore të Turqisë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në veri të qytetit Doğanyol, me një thellësi 2 kilometra.

Ministri i Brendshëm turk raportoi se deri tani nuk ka të dhëna për viktima, ndërsa konfirmon 2 të plagosur. Por ai theksoi se disa ndërtesa kanë pësuar dëme të mëdha.

Kryetari i bashkisë së Sivrices ka konfirmuar se janë 4 ndërtesa të rrënuara në qendër të qytetit, por nuk konfirmon viktima.

https://youtu.be/G3Mze-nRLEU

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH