
Ka shkuar në 29 numri i viktimave të identifikuara deri më tani nga tërmeti i 24 Janarit. Tërmeti me magnitudë 6.8 rihter i cili goditi pjesën lindore të Turqisë ka shkaktuar më shumë se një 1000 të plagosur si dhe ka lënë të shkatërruara shumë ndërtesa.
Ndërsa të paktën 40 persona po luftojnë me vdekjen në spitale, ndërkohë që po vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja
. Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në veri të qytetit Doğanyol, me një thellësi 2 kilometra ndërsa zona më e prekur mbetet provinca Elazig, në Sivrice ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Europiane Mesdhetare.
Autoritetet Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD) zbritën menjëherë në terren dhe vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit nën rrënoja, ndërsa u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos kthehen në godina për shkak të paslëkundjeve që mudn të shkaktojnë dëme të tjera.
Në Gusht të vitit 1999 Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 rihter, në qytetin perëndimor të Izmirit ku mbetën të vdekur 17 mijë persona.