Aktualitet

Tensionet në veri, Sveçla: Nuk jemi kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste

Shkruar nga Liberale
Tensionet në veri, Sveçla: Nuk jemi kundër popullit serb, por

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar në një intervistë për mediat serbe se ai dhe Qeveria e Kosovës nuk janë kundër popullit serb, por se janë kundër projekteve shoviniste të Serbisë.

Në intervistë foli për situatën e tensionuar në Veri, ai ka thënë se ‘kriminelët’ nuk kanë kombësi.

“Janë ata që duan të portretizojnë aktivitetin e tyre me ngjyra nacionaliste. Tani keni kriminelët më të mëdhenj që janë patriotët më të mëdhenj dhe duhet ta ndalojmë këtë. Kemi nevojë për vëmendjen e qytetarëve të thjeshtë, për jetë normale”, ka thënë ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH