Aktualitet

Tenderi i “Check-up”, SPAK nis hetimet për ish- ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Shkruar nga Liberale
Tenderi i “Check-up”, SPAK nis hetimet për ish- ministrin e

SPAK ka nisur hetimin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Beqaj është si person i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Arsen Rusta në emisionin 'Repolitix', në Report Tv.

“Te sterilizimi dhe chek up, kemi në hetim ish-ministrin Ilir Beqaj. Është si person i dyshuar për shpërdorim detyre në tenderin për këto 2 tendera të lidhura, sterilizimi më vete dhe check up më vete", tha Rusta.

Hetimi ka 4 muaj që është regjistruar, teksa për këto 2 çështje janë duke u marrë 3 prokurorë. Më konkretisht, prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si edhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH