Aktualitet

Telefonata me Merkel, Paloka- Ramës: Boll mashtrove si ordiner

Shkruar nga Liberale
Telefonata me Merkel, Paloka- Ramës: Boll mashtrove si ordiner

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas statusit të kryeministrit Edi Rama se ka biseduar në telefon me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka i kujton Ramës se duhet të plotësoje kushtet e vendosura nga Bundestagu. Më tej, ai i kërkon të plotësojë kushtet e vendosura, ose të largohet.

Postimi i Palokës

“Danke Angela...Telefonate 45 minuta...I vume gjithe pikat mbi i...”?!?!

Kjo do te thote qe do te zbatosh kushtet e Bundestagut ?

Do te thote qe Gjiknuri, Tahiri, Gjushi... gjithe tufa e te korruptuarve dhe atyre qe jane kapur ne krime elektorale, do te perfundojne ne burg ?

Do te thote qe 30 qershori ka rene dhe do pritet vendimi i Gjykates Kushtetuese ?

Do te thote qe do te realizohet nje reforme zgjedhore transparente dhe me pjesmarrjen e gjithe faktoreve politike dhe shoqeror ?

Do te thote qe pas realizimit te reformes zgjedhore do te kemi implementim te saj ne zgjedhje te parakoheshme ?

Do te thote...APO ?

Shqiptaret e kane te fresket diten kur vajte ne Parlament dhe kerkove ndjese per vonesen se kishe patur nje bisede telefonike per nje ore me MIKUN TEND Macron . Ate dite po ashtu kishit vendosur pikat mbi i per negociatat...

Nuk e di pse ka ca dite qe gjithe palacot rreth teje nuk po lene fjale te ndyre pa thene per MIKUN TEND , madje paturpesisht dhe per bashkeshorten e tij ?!

Boll mashtrove si ordiner ! Plotso kushtet qe te kerkojne ose largohu!/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH