Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur përfundon në spital

Shkruar nga Liberale
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Si pasojë një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se shtetasi D. M., 32 vjeç është paraqitur në spitalin Rajonal të Shodrës me plagë në këmbë.

Deri më tani nuk dihen më tepër detaje lidhur me këtë ngjarje, ndërsa 32-vjeçari fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”. 32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH