Aktualitet

Të shtëna me armë në hotelin në Tushemisht, autorët qëlluan 100 herë

Shkruar nga Liberale
Të shtëna me armë në hotelin në Tushemisht,

Të shtënat me armë zjarri kanë zgjuar të tmerruar banorët dhe pushuesit në Tushemisht këtë të shtunë. Autorët kanë qëlluar në drejtim të një hoteli, pronari i së cilit ka deklaruar, se kjo është hera e dytë pas disa ditësh, kur ‘dy persona me motor kanë hapur zjarr’.

Sipas "Panorama", autorët kanë qëlluar me kallashnikov mbi 100 herë në drejtim të automjeteve të parkuara aty. Si rezultat janë dëmtuar 7 prej tyre, si dhe xhamat e hotelit.

Burimet thanë se ngjarja lidhet me një mesazh që autorët po japin ndaj pronarit të hotelit, shtetasit J.M, i cili ka bërë kallëzim në Polici dhe ka treguar mbi dyshimet e tij lidhur me autorët e mundshëm.

Më datë 08.08.2020, rreth  orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH