Aktualitet

Taulant Balla: Çfarë di për ‘non grata’-n e Sali Berishës nga BE

Shkruar nga Liberale

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se është çështje kohe që kryedemokrati Sali Berisha të shpallet ‘non grata’ nga Bashkimi Evropian.

Balla u shpreh se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen duke iu adresuar Parlamentit Evropian, është shprehur se BE duhet të aplikojë të njëjtat instrumente si SHBA-të dhe Britania e Madhe, për personat që minojnë demokracinë në vendet aspirante që duan të anëtarësohen në BE.

“Katrani me bojë nuk është fyerje, është thjesht dhe vetëm në një lloj forme, do ta quaja epiteti apo metafore, që katran me bojë është ‘non grata’. Prej disa kohësh ka pasur diskutim në Parlamentin Evropian, sesi instrumentat që ka në dispozicion Bashkimi Evropian t’i përdorë njëlloj si SHBA-të dhe Britania e Madhe për sanksionet”, tha Balla. Balla ishte i ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”,

“Ka qenë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen e cila në adresimin që i bëri Parlamentit Evropian, ka deklaruar se tanimë BE ka ardhur në pikën që ndaj personave të cilët minojnë demokracinë, në vendet aspirante për t’u anëtarësuar në BE, duhet të përdorin sanksionet e parashikuara dhe unë mendoj që është çështje kohe. Komisioni Evropian e ka dhënë dritën jeshile, nuk kam asnjë dyshim që edhe BE, për vendet  aspirante do t’i aplikojë këto instrumenta”, theksoi Balla.

Gjithashtu Balla ka sqaruar gjuhën që përdori ditën e sotme në Kuvend ndaj kreut të PD-së Sali Berisha. “Në atë gjuhë nuk ka asnjë fyerje. Është një reagim pas një provokimi të ulët. Ai mund të ulet, kur mosha e vjetër ia detyron atë për të mos qëndruar në këmbë. Berisha ka 30 vjet që shan, fyen PS. Nuk ka aspak gjuhë të papërshtatshme. Është një shprehje figurative e cila ka të bëjë me atë që tha zotëria për PS. Sali Berisha duhet të lajë gojën sa herë që i referohet PS”- theksoi Taulant Balla. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH