Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, ka komentuar takimin e djeshëm në Bruksel të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesit evropianë. Ai shprehet se në këto bisedime, të cilat ai i ka cilësuar të vështira, Serbia shmangi skenarin për të qenë fajtori dhe faktori përçarës.
“Asgjë nuk është e bukur dhe e lehtë për ne atje, as nuk do të dëgjojmë ndonjë gjë tepër të bukur dhe të lehtë nga ato biseda. E mira është që Serbia e shmangi atë skenar për të qenë fajtore, për të qenë një faktor përçarës, për të dashur konflikte, sepse ai skenar tashmë është përgatitur me qëllim që jo vetëm ta akuzojnë Serbinë, por edhe ta ndëshkojnë atë”, tha Vuçeviç.
Vuçeviç vlerësoi se 90% e qytetarëve do të donin të dëgjonin se Serbia refuzon gjithçka nga ai dialog dhe largohet prej tij, raporton gazeta serbe Danas.
“Të gjithë do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në Kosovë dhe Metohi, por ne duhet ta dimë, duhet të kujtojmë, se jemi tërhequr nga Kosova dhe Metohia në vitin 1999 në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244 dhe se ne jemi de facto autoriteti ushtarak. atje ia lanë Kfor-it”, tha Vuçeviç.