Aktualitet

Takimi në Presidencë, Basha: Të forcohet aleanca Shqippëri-SHBA

Shkruar nga Liberale
Takimi në Presidencë, Basha: Të forcohet aleanca

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reauar pas takimit që ka patu me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Basha në një postim në mediat sociale, shkruan se aleanca mes Shqipërisë dhe SHBA duhet forcuar dhe të jetë në një lartësi tjetër.

Takim i shkëlqyeshëm sot me ambasadoren Yuri Kim gjatë seancës së NSC. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta çuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis Shqipërisë dhe SHBA është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në lartësi të reja”, shkruan kreu i PD.

Ky reagim i Bashës vjen pas takimit të zhvilluar në Presidencë në prag të nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”, ku do të marrë pjesë dhe Shqipëria.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH