Aktualitet

Sveçla nxjerr faktet e reja për sulmin në veri: Terroristët zhvilluan trajnime ushtarake në Serbi!

Shkruar nga Liberale
Sveçla nxjerr faktet e reja për sulmin në veri:

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media ku ka zbuluar dëshmi të reja të cilat faktojnë se  Serbia ka organizuar sulmin e 24 shtatorit në veri.

“Kemi gjetur edhe sasi tjera të armatimit gjatë ditës së djeshme dhe sot. Serbia dhe Vuçiç u përpiqen të thonë se nuk kanë të bëjnë më sulme, por faktet do t’i ofrojmë sot. Grupi terrorist ka zhvillu stërvitjet ushtarake në Serbi. Pamjet i kemi siguruar nga dronët që i kemi konfiskuar nga terroristët serbë. Vuçiç po dështon edhe me manipulime se nuk ishin të përfshirë në sulmin terrorist. Pablo Escobari i Serbisë dhe Putini i vogël i Serbisë dështuan”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla

Ministri u shtoi se provat janë evidente si dhe është i domosdoshëm dënimi u sulmit nga ndërkombëtarët.

Sveçla, tha se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup prej rreth 30 personave të armatosur dhe maskuar në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Serbia u mungua vazhdimisht të thotë se nuk ka të bëjë asgjë më këtë sulm, por faktet që do të publikohen dëshmojnë që përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi u kryen në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kopaunik. Këto pamje u siguruan nga dronët e grupit terrorist të cilit i kemi konfiskuar”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH