Gjatë performancës së saj në “Dance Albania”, Anita Haradinaj përfshiu edhe Igli Zarkën për pak çaste.
E sigurisht, që kjo nuk u anashkalua nga juria. Ermal Mamaqi ishte ai që komentoi më gjatë, ndërsa Ilir Shaqiri nuk deshi të komentonte fare. Igli u largua javën e kaluar nga "Dance Albania" dhe pati një debat me Ilir Shaqirin.
Pjesë nga biseda:
Ermal Mamaqi: Pashë një film dhe m’u duk sikur hyri Igli dhe doli prapë nga spektakli. Pse më duket sikur i heqim nga dy herë njerëzit ne këtu?
Anita Haradinaj: Eh more Ermal Mamaqi, kur kam qenë unë studente e Arteve të Bukura këtu në Tiranë, ke qenë më i ri se unë në moshë.
Ermal Mamaqi: Avash mi se aty-aty jemi nuk je aq e lashtë, aq e vjetër.
Anita Haradinaj: Sa e kam nisur jetën. Dëgjo, a isha e mirë?
Ermal Mamaqi: Ne u kënaqëm shumë. Na u duk këtu te Fresku sikur ishte Paris. Kam një pyetje. Pse ia hoqe vëmendjen vetes dhe fute atë djalë plangprishës në performancë?
Anita Haradinaj: E kam shumë të rëndësishme në jetë të rrethohem nga njerëz të bukur.
Ermal Mamaqi: Po ta mori vëmendjen, ishin të gjithë ore Igli është ky? Ka hyrë prapë?
Anita Haradinaj: Dhe me shpirt të bukur, dhe me artistë të bukur.
Ermal Mamaqi: Dakord, ta gëzosh.