Sport

Surprizon Apolonia, një spanjoll merr drejtimin e fierakëve

Shkruar nga Liberale
Surprizon Apolonia, një spanjoll merr drejtimin e fierakëve

Spanjolli Yeray Rodriguez është trajneri i Apolonisë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Pas negociatave të shumta, u vendos se kush do të jetë Kryetrajneri i F.K. Apolonisë: trajneri spanjoll Yeray Rodriguez Rodriguez.

Në një intervistë të parë për “fkapolonia.al” ai shprehet se është partizan i politikës së klubit për të punuar me të rinjtë.

“Ndihem krenar! Kënaqësia do të vijë kur të bëhet puna. Që ta njihja duhej të kisha ndjekur ndeshjet dhe videot e tyre. E pashë ndeshjen e fundit të kombëtares së Shqipërisë, që e fitoi, por ende kam nevojë dhe dua ta njoh shumë më mirë. F.K. Apolonia është një klub historik që punon shumë mirë me akademinë dhe madje kam të njëjtën qasje që lojtarët e rinj nga Akademia mund të arrijnë ekipin e parë dhe të jenë në gjendje të konkurojnë. Më pëlqen kjo, është një filozofi e mirë për t’i bërë lojtarët të arrijnë në ekipin e parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH