Aktualitet

Sulmi në Top Chanel, Anila Hoxha: Nga policia është shoqëruar dhe ish-dhëndri i viktimës për t’u marrë në pyetje

Shkruar nga Liberale
Sulmi në Top Chanel, Anila Hoxha: Nga policia është

Gazetarja investigative Anila Hoxha ka dhënë detaje të lidhje me hetimet për sulmin e kryer ndaj Top Channel.

E ftuar në emisionin “Zona Zero”, Hoxha deklaroi se nga mënyra e organizimit të këtij sulmi tregon që ka qenë i planifikuar për një kohë të gjatë. Ajo zbuloi se në polici është shoqëruar dhe ish-dhëndri i viktimës, për t’u marrë në pyetje.

“Në momentin që kemi një plan, tregon që ngjarja është shtrirë në kohë, është planifikuar mirë. Targa e vendosur e automjetit është vjedhur në vitin 2022. Automjeti po ashtu i vjedhur që në vitin 2020. Është një automjet tipik që njerëzit kërkojnë kur do kryejnë një krim, një automjet i sigurt, që i mundëson të largohet. Ndërkohë është zbuluar se një nga disqet e mjetit ishte vendosur së fundmi, sepse ishte ngjyrë kafe. Nga policia është shoqëruar dhe ish-dhëndri i viktimës për t’u marrë në pyetje", ka thënë Hoxha.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH