Aktualitet

Studentët e UET në Debating Economics nga Junior Achievement Albania

Shkruar nga Liberale

Studentët e UET  në “Debating Economics” nga  Junior Achievement Albania, kontribut për ndërtimin e kulturës së debatit

“Debating Economics” projekt që zbatohet nga Junior Achievement of Albania zhvilloi me studentët e UET turin i cili përfshinë 12 universitete. 

Në vazhdimësi të zbatimit të projektit “Debating Economics” dhe mbështetur në marrëveshjen e bashkëpunimt mes Universitetit Europian të Tiranës dhe Junior Achivement Albania, u organizua trajnimi i parë për studentët që donin të ishin pjesë e një përvojë unike, ku njohën me teknikat e debatit të mirëfilltë dhe fituan me argumente.

Studentët e UET janë pjesë e një turi të projektit “Debating Economics”  i cili zbatohet nga Junior Achievement of Albania, me mbështetjen financiare të Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim AADF, në 80 shkolla të mesme të përgjithshme dhe 12 universitete publike dhe private në të gjithë vendin. Studentë të UET të viteve dhe degëve të ndryshme u bënë pjesë e ketij klubi debati duke marë dhe shpërndarë informacion me njëri -tjetrin si edhe duke shpërndarë mëndime mbi tematika që ata vendosën të dskutonin.

Ariol Sako i cili është student i Universitetit Europian i Tiranës i cili ka qenë pjesë e një trajtim 4-ditor në të cilën trajnerët e Ideas trajnuan 38 studentë nga 12 universitetet të Shqiperisë, privat dhe shtetëror deklaroi se ky projeket na mëson mbi teknikat e debatit si një formë më e mirë e të mësuarit mbi teknika të cilat mësojnë studentët, nxënësit, të rinjtë por edhe profesionistet e rinj se si të debatojnë me etikë, me respekt për tjetrin, me argument dhe jo më atë se çfarë ne jemi mësuar zakonisht.

Suela Bala CEO e Junior Achievement of Albania gjatë fjalës së saj shpjegon se Debating Economics është një program kombëtar afatgjatë, i cili vitin e tij të parë ky program u mbështet edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.  Duke theksuar CEO e Junior Achievement of Albania, znj. Bala shton se ky program do të kontribuojë në ndërtimin e kulturës së debatit të shëndoshë mes të rinjve, inkurajimin e mendimit kritik, rritjen aftësive analizuese dhe zgjidhjes së problemeve, vlerave individuale dhe komunitare demokratike e tolerancës mes të rinjve Shqiptarë.

“Junior Achievement është i pranishëm në pothujase të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Shqipërisë meprojekte të veçantë që kanë të bëjnë si; edukimi financiar dhe edukimi i sipërmarrjes, komuniteti im, si të jesh një sipërmarrës, si të bësh biznes më një etik të lartë dhe  shumë projekte të tjerë të cilët janë një risi e re ne sistemin e edukimit shqiptar. Kjo vjen si pasojë, pasi  nuk është e zakonshme që të mësohen nxënësit dhe studentët, sidomos ata të shkollave të mesme me terma të edukimit politik. Debating Economics është një program i cili është dizenjuar për studentë të universiteteve dhe ata të shkollave të mesme në një hap të mëvonshëm, për të mos bërë asnjë gjë më shumë, veçse të galvanizohet dhe të riaktivizohet atë çfarë studentët kanë për veten mbi tema dhe diskutime të caktuara të cilat realizohen në pjesë të ndryshme të ditës” përrfundon fjalën e saj Suela Bala.

Projekti Debating Economics i cili është duke u zhvilluar me universitet dhe që u krye dje në UET nuk është afatshkurtër. Është një program të paktën 4 vjecar i miratuar nga fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit nga vjen edhe burimi financiar i suportit të tyre, i cili ka një mbështëtje dhe suport shumë të mirë brendësor për sa i përket tërësis dhe kontentit akademik të asaj se çfarë do të jetë debati si një formë alternative e të mësuarit që vjen nga Idea e cila është organizatë ndërkombëtare e debatit si një  formë alternative e edukimit që është e shtrirë në të gjithë Europën dhe në 40 shtete në të gjithë botën dhe ka një netërk. Motoja e këtij klubi është Liri,barazi dhe respekt. Nëse duhet të bëni një kërkim të vogël botërisht mbi liderat më të mëdhenjë jo vëtem mbi fushën politike por edhe të fushavë të tjëra mbi të drejtat e njeriut ka nja background, sidomos nga shkollat më të mëdha të mendimit.Ka një background të formatit të trajtimit të debatit. Asnjë klub shkence, mendimi apo liberalizmi nuk mund të ekzistojë pa patur disa struktura kryesore. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH