Ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Socialiste për fillimin e punës së SPAK.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, e ka cilësuar një moment historik në rrugën e drejtësisë së re ngritjen e strukturës së Posaçme Anti-korrupsion dhe anti-krim i organizuar e njohur ndryshe si SPAK.
“Sot është një moment historik në rrugën e Drejtësisë së re. Sot zyrtarisht prokurorët e rinj të SPAK filluan detyrën. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar është një strukturë e re e pavarur që do të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin në të gjitha nivelet dhe do të godasë fort krimin e organizuar. Kush bërtiste se Reforma në Drejtësi nuk po ecën përpara, apo ka ngecur, kush u përbetua se do ta bllokonte, sot ka marrë përgjigjen”, shkruan Balla në rrjetet sociale..