Ndërkohë që sot pritet të jepet vendimi për hapjen ose jo të negociatave me BE-në, kryeministri i Holandës, Mark Rutte për "Politico" ka thënë që Shqipëria ka bërë progres, por ka ende shumë punë për të bërë.
“Ne të gjithë e pranojmë se si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Shqipëri, janë bërë shumë punë të mëdha. Në përmirësimin e sundimit të ligjit në të dy vendet dhe ndryshimi i emrit të Maqedonisë së Veriut, për të zgjidhur konfliktin me Greqinë. Por duhet të bëhen akoma më shumë punë në të dy vendet dhe lista është pak më e gjatë për Shqipërinë”, ka thënë ai.
Dihet tashmë që Holanda ka dalë hapur kundër hapjes së negociatave./Gazeta Liberale