Aktualitet

Nga shkarkimi i Nikollës te protesta e Berishës, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

Shkruar nga Liberale
Nga shkarkimi i Nikollës te protesta e Berishës, çfarë

12 deputetë demokratë do të mungojnë sot në Kuvend, pasi janë përjashtuar për shkak të debateve të shkaktuara në seancat e kaluara.

Deputetët që do të mungojnë janë; Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Në rendin e ditës të seancës së sotme është parashikuar të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi, ndërsa paralelisht jashtë ambienteve të Kuvendit do të mbahet protesta e thirrur nga opozita.

Rendi i ditës i seancës plenare

Ne mbeshtetje te nenit 7, pika 6, nenit 27/1 te Rregullores se Kuvendit, bazuar ne kalendarin e punimeve per periudhen 5-25 shkurt 2023, URDHEROJ:

Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 16.2.2023, ora 10:00. II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

Miratimi i procesverbaleve te seancave plenare te dates 2.2.2023 dhe 13.2.2023;

Njoftime;

Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.10296, date 8.7.2010, “Per menaxhimin financiar dhe kontrollin”, te ndryshuar” .

Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Finlandes, per eliminimin e tatimit te dyfishte ne lidhje me tatimet mbi te ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.

Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se huas, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise (huamarresi) dhe Agjencise Franceze per Zhvillim (huadhenesi), per financimin e projektit “Furnizimi me uje i qytetit te Durresit'”‘.

Projektligj “Per miratimin e kontrates shtese per ndryshimin e kontrates se koncesionit, ndermjet Ministrise se Financave dhe Ekonomise, si autoritet kontraktues, dhe shoqerive “Sicpa Security Solutions” s.a. e “Sicpa Security Solutions Albania” sh.p.k., per projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e nje sistemi per emetimin, shperndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e te pullave te kontrollit te barnave, miratuar me ligjin nr.l 0381 , date 24.2.20 11.

Projektvendim “Per shkarkimin e Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, zonjes Lindita Nikolla.

Projektvendim “Mbi propozimin per punonjesit me kohe jo te plote pune prane KQZ, per procesin e pilotimit te votimit dhe numerimit elektronik ne zgjedhjet per Organet e Qeverisjes Vendore te dates 14 maj 2023”

Projektvendim “Per ndryshime ne strukturen organizative te ILD. 10.

Diskutime cer veshtje jashte rendit te dites (60′).

III. Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH