Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti me vdekje, që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se viktima është shtetasi Hektor Psatha nga qyteti i Durrësit. Makina e tij doli nga rruga dhe 44 vjeçari, i cili sot festonte ditëlindjen, humbi jetën.
Ai nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në të kaluarën ka qenë arrestuar për drogë dhe prostitucion.
Sipas asaj që shkruanin mediat në 2017, Psatha shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 euro dhe shpërndante drogë në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit në qytetin e Durrësit. Ai ka dalë nga burgu rreth dy vjet më parë.
Po ashtu, Psatha ka qenë portier i skuadrës Teuta për minifutboll./Liberale.al