Aktualitet

Situata në PD, Rama: Rrini të qetë, në ferr ka vend për të gjithë!

Shkruar nga Liberale
Situata në PD, Rama: Rrini të qetë, në ferr ka vend për

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar situatën brenda Partisë Demokratike, mes Bashës dhe Berishës, duke cituar një shprehje të shkrimtarit të njohur rus, Fjodor Dostojevsk.

“Rrini të qetë! Në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni një garë kaq të ashpër për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri!”, shkruan Rama.

Kujtojmë se më 8 janar Komisioni i Rithemelimit ka thirrur një protestë që do të mbahet në selinë e PD-së, ndërkohë që kjo është e para herë që ndodh një tubim i tillë për një parti politike. Protesta erdh pas vendimit të Bashës, për të mos lejuar hyrjen në PD të personave të paautorizuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH