Aktualitet

Sinoptikania zbulon surprizat: Ja si do jetë moti nesër

Shkruar nga Liberale
Sinoptikania zbulon surprizat: Ja si do jetë moti nesër

Edhe pse dita ka nisur me mot të keq sot, sinoptikania Adiola Bani, tha në një lidhje telefonike për “News 24” se do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike në orët në vijim.

“Ka nisur një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike, kryesisht në zonat perëndimore dhe zonat bregdetare të territorit shqiptar. Gradualisht, në orët në vijim do të kemi një kthjellim gradual të motit në zonat e ulëta, duke bërë që vranësirat të zhvendosen drejt zonave malore. Pjesa perëndimore e territorit shqiptar do të mbetet me mot të kthjellët.

Kjo situatë do të vijojë edhe ditën e nesërme, ku në zonat jugore dhe qendrore të territorit shqiptar ditën e martë nuk pritet të kemi reshje shiu. Mbetet vetëm skaji verior i territorit me problem të reshjeve të shiut edhe ditën e nesërme”, tha sinoptikania. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH