Aktualitet

Sinoptikania: Ja sa do shkojnë temperaturat në fundjavë

Shkruar nga Liberale
Sinoptikania: Ja sa do shkojnë temperaturat në fundjavë

Sinoptikania Adiola Bani tha në një lidhje me “Skype” për News24 se muaji prill do të ketë shifrat më të larta të temperaturave, krahasuar me vitet e tjera.

“Sot temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë, pasi ishin më të larta. Ditën e nesërme do të kemi reshje shiu, më të dukshme do të jenë në zonë qendrore dhe veriore. Ndërkohë, gjatë të mërkurës në zonat malore presim që të ketë pak reshje të lehta bore. Më pas, gjatë mesditës së të mërkurës do të kemi rritje graduale të temperaturave në zonën perëndimore. Duke bërë që fundjava të jetë e ngritje ku pritet vlera 26-27 gradë. Parashikohet që ky prill të jetë me temperatura më të larta gjatë mesditës, se sa vlerat normale të këtij muaji. Pasi parashikohet që të kemi më shumë ditë me diell dhe më pak me reshje me episode të shkurtra.”, tha Bani. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH