Aktualitet

Si të aplikoni online për të marrë ose rinovuar ID dhe pasaportat

Shkruar nga Liberale
Si të aplikoni online për të marrë ose rinovuar ID dhe

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sërish procedurën për marrjen e pasaportës dhe kartës së indetitetit. Aplikimi i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës bëhet përmes portalit “e-albania.al”.

Qytetarët duhet të paraqiten vetëm 1 herë pranë zyrave të aplikimit, pasi formulari dhe rezervimi i takimit do të kryhen online.

Postimi i plotë

-Procedura për marrjen e pasaportës dhe kartës së identitetit

- Në platformën https://e-albania.al/ gjeni shërbimin: “aplikim i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës”

- Në sms dhe e-mail ju vjen linku për të rezervuar datën dhe orën e takimit pranë zyrës aleat

- Ju do të paraqiteni vetëm 1 herë pranë zyrave të aplikimit, pasi formulari dhe rezervimi i takimit do të kryhen online

-Procedurë e thjeshtë, që zgjat vetëm 2 minuta!

? Kujdes! ditën e takimit, ju duhet të keni me vete kuponin e ri për pasaportë apo kartë indentiteti dhe dokumentet e vjetra, që duhet t’i dorëzoni në zyrat e aplikimit

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/287703018912309/?t=5

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH