Aktualitet

Shumë shpejt WhatsApp do të sjellë një opision të ri të cilin të gjithë do ta duan

Shkruar nga Liberale
Shumë shpejt WhatsApp do të sjellë një opision të ri

Është bërë e ditur se WhatsApp do të prezantojë një tjetër përditësim duke u ofruar miliona përdoruesve të saj të shpërndajnë mesazhet e tyre për një audiencë më të madhe, por sigurisht më specifike. Karakteristika e tij e fundit do t’i lejojë përdoruesit në Singapor dhe Kolumbi të krijojnë kanale transmetimi për të “ndarë përditësimet me ndjekësit e tyre” pra broadcast channels.

“Dje, përditësimi i WhatsApp për iOS 23.14.74 është i disponueshëm në App Store” bëri të ditur WABetaInfo, pasi funksioni aktualisht po shpërndahet për përdoruesit e iOS në dy vendet e lartpërmendura.

Ndërsa regjistri zyrtar i ndryshimeve nuk ofron informacion të detajuar në lidhje me veçoritë e reja në këtë përditësim, ne zbuluam se WhatsApp tani po prezanton aftësinë për të krijuar kanale në Singapor dhe Kolumbi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH