Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për Inceneratorin e Elbasanit.
Mësohet se, shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mungesa e avokatëve të të pandehurve.
Në këtë proces, janë në akuzë 10 ish-zyrtarë dhe dy kompani, me dyshimet për korrupsion aktiv, shpërdorim të detyrës dhe pastrimit të parave.
Midis të akuzuarve, të dorëzuar nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.