Sport

Shqiptarja ka një kampione në “Kick Box”

Shkruar nga Liberale
Shqiptarja ka një kampione në “Kick Box”

Sportistja nga Vlora, Ilda Lelo është shpallur kampione bote në kick boks për peshën 62.5 kg. Ky është suksesi i saj i dytë.

Lelo mbrojti titullin kampion në pallatin e sportit në Vlorë dhe e emocionuar tha se synon që ky të mos jetë titulli i fundit për të.

Vlonjatja ka fituar me më shumë pikë, pas 5 raundeve të zhvilluara ndaj turkes, Tugba Gyl Bozkya.

Trajneri i Fight Club Vlora, Alban Alikaj e ka cilësuar një mbrëmje të mrekullueshme dhe një arritje të madhe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH