Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, pasi po përpiqej t’i shpëtonte policisë italiane.Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen midis të shtunës 14 dhe të dielës 15 tetor në via Geppa në Trieste, Itali. Si pasojë i riu shqiptar ka përfunduar me hundë të thyer në spital.
Mediet italiane raportojnë se 30-vjeçari po qëndronte në dhomën e një hoteli kur karabinierët i kanë trokitur në derë. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori italian.
Por gjatë përpjekjeve për të mos rënë në duart e Policisë, shqiptari u ngjit në dritaren e dhomës në katin e tretë, por rrëshkiti dhe u rrëzua duke marrë lëndime të shumta në trup. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.