Aktualitet

Shqipëria dhe Izraeli së shpejti marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Mbrojtjes

Shkruar nga Liberale
Shqipëria dhe Izraeli së shpejti marrëveshje bashkëpunimi

Shqipëria dhe Izraeli do të nënshkruajnë një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Në vijim të vizitës së tij disa ditore në Izrael, ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, u prit në një takim zyrtar nga ministri i Mbrojtjes së Izraelit, z. Benjamin Gantz, me të cilin diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Ministri Peleshi bëri një përshkrim të përgjithshëm të synimeve që ka vendi ynë për të ndërtuar dhe çuar në një nivel konkurrues kapacitetet në fushën e inovacionit teknologjik, duke ndjekur edhe modelin e Izraelit, si një nga pesë vendet lider të botë në këtë aspekt.

Gjatë takimit, z.Peleshi shprehu vlerësimin e tij për Izraelin si një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s në rajonin MENA (Middle East and Northern Africa) si edhe për politikën konstruktive të ndjekur në Forumin e Dialogut të Mesdheut.

Ministri Peleshi falënderoi homologun Gantz për vendimin historik të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Shteti i Izraelit, që u pasua edhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadave përkatëse.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH