Një fëmijë 7-vjeçar rezulton të jetë larguar në drejtim të paditur sot në Elbasan.
Paraprakisht mësohet se fëmija ka dalë nga shkolla 9-vjeçare ‘Naim Frashëri’ në qytet në orën 10:30 minuta dhe nuk dihet se ku ndodhet.
7-vjeçari i identifikuar si Andi Çakallit në momentin e largimit ka qenë i veshur me këmishë të bardhë dhe pantallona jeshile.
Familjarët kërkojnë ndihmë për të gjetur djalin e vogël, teksa shkolla ku i mituri u pa për herë të fundit ndodhet pranë parkut Rinia në Elbasan.