Sociale

Zhduken tre fëmijë të mitur nga një qendër sociale në Elbasan, policia vihet në kërkim

Shkruar nga Liberale

Zhduken tre fëmijë të mitur nga një qendër sociale

Tre fëmijë të mitur janë zhdukur nga një qendër sociale në Elbasan.

Ka qenë përgjegjësi i kësaj qendre, 37-vjeçari R. P., që ka kallëzuar në polici se janë larguar nga ambientet e qendrës tre të miturit, dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.

‘Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH