Të dhënat e gjetura në lidhje me praninë e mikroplastikës në placentë ngritën shqetësime në lidhje me rreziqet për zhvillimin e fetusit, pasi studimet kanë treguar lidhjen e nanoplastikëve me sëmundjet e zemrës dhe vdekjen.
Gjetjet erdhën pas një studimi tjetër që u krye për të provuar ndikimin e mikroplastikës në rritjen e rrezikut të sulmeve të zemrës dhe goditjeve të trurit.
"Nëse shohim efekte në placenta, atëherë tërë jeta njerëzore është e ndikuar dhe rrezikuar dhe kjo gjë nuk është e mirë," tha Dr. Matthew Campen, Profesor në Departamentin e Shkencave Farmaceutike në Universitetin e New Mexico.
Për të zhvilluar këtë kërkim, ekipi i Campenit shqyrtoi 62 placentat të dhuruara dhe gjeti mikroplastikë në çdo mostrë.
Polyethylene, plastika që përdoret për të bërë qese dhe shishe plastike, ishte plastika më e zakonshme, duke përbërë 54% të mikroplastikave, tha universiteti. Raporti erdhi pas një studimi të ri, publikuar të mërkuren në "New England Journal of Medicine", që lidh nanoplastikët me një rritje të rrezikut të sulmit të zemrës apo goditjes së trurit.
"Pacientët në të cilët u zbulua mikroplastika dhe nanoplastika brenda ateromës (një substancë yndyrore në murin e arterieve) kishin rrezik më të lartë për një goditje në zemër se ata në të cilët këto substance nuk u zbuluan," tha studimi, duke shtuar se ata persona që kanë inde plastike në zemrën kanë një "rrezik më të lartë për një kompozitë të infarktit miokardik, goditje të trurit, ose vdekje."
Siç shpjegon Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë, "Mikroplastikat janë pjesë plastike me një diametër më pak se 5 mm, ndërsa nanoplastikët (NP) variojnë në diametër nga 1 deri në 100 ose 1000 nm (nanometer)."
(Për të krijuar idenë e madhësisë, një centimetër përbëhet nga 10 milion nanometer)
"Aktualisht nuk ka një pajtueshmëri shkencore në lidhje me ndikimin potencial të shëndetit të nano- dhe mikroplastike. Prandaj, raportet mediatike bazuar në paragjykime dhe rrethana nuk bëjnë gjë tjetër veçse frikësojnë publikun pa nevojë," tha një zëdhënës i Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit të Paketuar, për CNN.
Në janar, një grup shkencëtarësh u shprehën se do të ndalonin pirjen e ujit të paketuar pasi kërkimi që kryen gjeti se 1 litër përmbante një çerek milioni cope plastike.
Në gusht të 2023, u gjetën mikroplastikë në indet e zemrës dhe u zbulua se njerëzit po thithin një sasi mikroplastike në javë e cila po të mblidhet është e barabartë me madhësinë e një karte krediti, kjo sipas një studimi që u raportua në U.S. News and World Report në qershor 2023.
Siç Campen u shpreh:"Situata po përkeqësohet dhe në 10-15 vitet e ardhshme sasia e mikroplastikës dhe nanoplastikës në trupin e njeriut do të dyfishohet . Edhe nëse do të ndalohej sot, në vitin 2050 do të ketë tre herë më shumë plastikë në ambient sesa ka tani dhe ne nuk mund t'a ndalojmë dot sot."/LIBERALE.AL
Referenca: Shultz, C. L. (2024, March 7). Plastics from Bags and Bottles Found in Every Human Placenta, New Scientific Study Reveals. People Magazine.
Përshati për LIBERALE.AL: Klerisa Azuni