
Liliana jeton prej 23 vjetësh në Itali me familjen e saj. Me bashkëshortin, tregon ajo në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, u njohën me shkuesi.
Sot janë prindër të dy fëmijëve, por ajo ndalet në momentin e ardhjes në jetë të djalit, Andreas.
Momenti më i bukur i jetës nuk u shijua dot siç duhet nga Liliana. Lindja shkoi shumë mirë, por një gabim i mjekëve thuajse i kushtoi jetën e përfundoi në koma.
Liliana: Shkova për të lindur. Në momentin kur lindi djali shkoi mirë, linda mirë, pastaj më mbrapa u sëmura sepse gjatë lindjes po ndërrohej turni kështu që për fat të keq ndodhi diçka që nuk duhet të ndodhte.
Ardit Gjebrea: Ç’ domethënë gjatë lindjes po ndërrohej turni?
Liliana: Po ndërrohej turni.
Ardit Gjebrea: Edhe?
Liliana: Ato për momentin harruan placentën brenda dhe u larguan, e harruan, aty ku ishte fëmija. Turni i dytë kur erdhi infermierja, vuri dy duart në kokë dhe tha “po mbaron zonja, po vdes”. Erdhi doktori, erdhën të gjithë, bënë atë që do të bënin dhe më çuan te dhoma pastaj. Atje te dhoma erdhi kunata ime dhe doktori i tha që sonte nuk duhet ta lini vetëm. Erdhi një kushërirë imja atë natë, ndenji me mua dhe për momentin as unë nuk e di, ka qenë ora 10 e darkës, kalova në gjendje kome./tvklan.al