Sociale

Parashikimi i MOTIT, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

Shkruar nga Liberale

Parashikimi i MOTIT, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë

Sipas MeteoAlb vendi ynë që në orët e para të mëngjesit ka nisur nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë ultësirën perëndimore.

Në zonat malore herë pas here shfaqen vranësirat e lehta. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë mesditës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës i bën më të dukshme vranësirat, ku pritet të shfaqen pjesërisht edhe në ultësirën perëndimore.

Vija bregdetare pas mesdite do të vijoj të dominohet nga intervalet e gjata me diell. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por nuk ndryshojnë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH