Sociale

Parashikimi i MOTIT për ditën e ENJTE, çfarë ndodh me TEMPERATURAT

Shkruar nga Liberale

Parashikimi i MOTIT për ditën e ENJTE, çfarë ndodh me

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Përgjatë akseve rrugore në zonat malore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes prezencë të ngricave.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 13m/sek shoqëruar me dallgëzim në dete 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -6 deri 10°C

në zonat e ulëta 1 deri 19°C

në zonat bregdetare 5 deri 19°C

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH