Gjetja e mënyrave për të jetuar shumë më gjatë - dhe më mirë - nuk duhet të lihet pas dore. Është kjo tema e artikullit kryesor të javës nga prestigjiozja The Economist.
Bryan johnson dëshiron të jetojë përgjithmonë. Biznesmeni amerikan pi njëqind pilula në ditë, nuk ha kurrë pas orës 11 të mëngjesit dhe monitoron me obsesion dhjetëra "biomarkera" të trupit të tij. Qëllimi, siç do t'i thotë kujtdo që pyet, nuk është thjesht të jetosh disa vjet më shumë. Por më tepër për të mposhtur vdekjen e parakohshme. Është ky një rast që sjell si shembull, ndërsa The Economist sugjeron se shkenca duhet të investojë në kërkime dhe dhe të gjejë rrugët për të përmirësuar cilësinë e jetës.
Mbrojtësit e "përmirësimit të jetës njerëzore" përfshijnë miliarderë si Peter Thiel dhe Elon Musk. Studiuesit po eksplorojnë zgjatjen e jetës, implantet e trurit dhe ilaçet që nxisin mendjen dhe trupin. Do të ishte e lehtë të tërhiqeshim nga një projekt, edhe pse shumë besojnë se nuk do të ketë sukses. Në vende të investimeve shkencore shpesh të kota, investimi në një fushë si mjekësia për të kururar sëmundjet dhe për rritur jetëgjatësinë, do të ishte investimi i duhur.