Sociale

Shtohet interesi ndaj sporteve ujore në lumin Vjosë, turistët vendas dhe të huaj provojnë eksperiencën e lundrimit

Shkruar nga Liberale

Shtohet interesi ndaj sporteve ujore në lumin Vjosë, turistët

Ujrat e shëndritshëm të lumit Vjosë po tërheqin gjithnjë e më shumë vendas dhe të huaj, të apasionuar pas sporteve ujore dhe aventurave që ofron ky destinacion unik. Rafting, kajaku dhe aktivitetet e tjera në natyrë po rikthejnë luginën e Vjosës në një pikë të kërkuar të turizmit aventurier, dhe ujor në Shqipëri. Qendrat turistike në zonë thonë se interesimi është në rritje të vazhdueshme.

Interesi ka qene i lartë, më shumë nga viti i kaluar duke sjell turist kryesisht nga Italia, Polonia por edhe shqiptar”, u shpreh Alfred Meshani.

Meshani thekson se lundrimi në ujërat e Vjosës kërkon plotësimin e disa kritereve bazë, për të siguruar mbarëvajtjen e lundrimit dhe për të përfituar sa më shumë nga eksperienca.

Përveç eksperiencës emocionuese, vizitorët tërhiqen edhe nga peizazhi i virgjër, biodiversiteti i pasur dhe mikpritja lokale, duke e kthyer këtë zonë në një atraksion të qëndrueshëm turistik.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH