Sociale

Gjirokastra historike dhe turistike me “treg mesjetar”!

Shkruar nga Liberale

Gjirokastra historike dhe turistike me “treg mesjetar”!

Pa investime dhe në kushte thuajse mesjetare, ku ushqimet shiten në tokë, tregu i fruta-perimeve në Gjirokastër krijon një kontrast negativ me pjesën historike dhe turistët që tërheq qyteti. Përveç pamjes, tregu nuk plotëson as kushtet higjieno-sanitare të sigurisë ushqimore.

Ndërsa pazari i Gjirokastrës dhe pjesa historike e qytetit vlerësohet për vjetërsinë dhe historinë e tij, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tregun e fruta-perimeve të qytetit turistik.

Aq sa mund të duket paradoks po aq është e vërtetë që një qytet që tërheq qindra mijëra vizitorë çdo vit, të ketë një treg të tillë fruta-perimesh, që jo vetëm është i padenjë nga ana vizive, por edhe i rrezikshëm sa i takon sigurisë ushqimore.

Edhe ata pak tregtarë që vijojnë dhe shesin e cilësojnë të papranueshme situatën në të cilënështë lënë tregu i qytetit.

Sakaq në bashkinë e Gjirokastrës askush nuk jep sqarime mbi situatën e tregut, ndërsa jashtë kameras përgjigjen me frazën “do të bëhet”./A2/

Poll
SHQIPENGLISH